Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan
Ligji nr. 55/2024, datë 6 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2024
- Data e miratimit
- 6 qershor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 28 qershor 2024
- Hyn në fuqi
- 13 korrik 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2024-06-28
LIGJ
Nr. 55/2024
PËR FINANCIMIN E DETYRIMIT TË PRAPAMBETUR TË PAGESËS
SË PUNONJËSVE DHE ISH-PUNONJËSVE TË KOMBINATIT MEKANIK POLIÇAN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pagesa e detyrimeve për paga, sigurime shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, dhe të ish-
punonjësve të ndërmarrjes “Kombinati Mekanik Poliçan”, për vitet 2017–2023, të financohet me fonde
buxhetore.
Neni 2
Vlerat e detyrimeve, sipas listave të deklarimit në sistemin e tatimeve për pagat dhe kontributet për
sigurimet shoqërore e shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e ndërmarrjes “Kombinati
Mekanik Poliçan”, të njihen nga Ministria e Mbrojtjes si detyrime të prapambetura.
Neni 3
1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin
2024 për Ministrinë e Mbrojtje, në zërin “Shpenzime korrente”.
2. Ministria e Mbrojtjes miraton dhe përcjell për pagesë në degën e thesarit dokumentacionin
justifikues, të përgatitur nga ndërmarrja “Kombinati Mekanik Poliçan”, si më poshtë:
a) të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS, ku janë të punësuar;
b) të dhënat identifikuese të përfituesit, si:
i. emri dhe mbiemri i përfituesit;
ii. numri personal i identifikimit të përfituesit;
iii. numri i llogarisë rrjedhëse të përfituesit dhe emri i bankës përkatëse;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.