Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK, PËR PENALIZIMIN E AKTEVE ME NATYRË RACISTE DHE KSENOFOBE TË KRYERA NËPËRMJET SISTEMEVE KOMPJUTERIKE”

Ligji nr. 9262, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9262
Data e miratimit
29 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 16 gusht 2004
Hyn në fuqi
31 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16

LIGJ

Nr. 9262, datë 29.7. 2004

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK, PËR PENALIZIMIN E AKTEVE ME NATYRË RACISTE DHE KSENOFOBE TË KRYERA NËPËRMJET SISTEMEVE KOMPJUTERIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli shtesë i Konventës për krimin kibernetik, për penalizimin e akteve me natyrë raciste dhe ksenofobe të kryera nëpërmjet sistemeve kompjuterike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4291, datë2.8.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLLI SHTESË

I KONVENTËS MBI KRIMIN KIBERNETIK MBI PENALIZIMIN E AKTEVE ME NATYRË RACISTE DHE KSENOFOBIKE TË KRYERA NËPËRMJET SISTEMEVE KOMPJUTERIKE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera palë në Konventën mbi krimin kibernetik, të hapur për nënshkrim në Budapest më 23 nëntor 2001, nënshkruese të saj,

duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet anëtarëve të tij;

duke kujtuar se të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta në lidhje me dinjitetin dhe të drejtat;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.