PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9275, datë 16 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9275
- Data e miratimit
- 16 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 7 tetor 2004
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2004-10-07
LIGJ
Nr.9275, datë 16.9.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 dhe 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7, pas shkronjës “h” shtohet shkronja “i” me këtë përmbajtje:
“i) krimet e korrupsionit aktiv dhe pasiv, të kryera nga persona që ushtrojnë funksione në sektorin publik ose atë privat”.
Neni 2
Neni 28 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 28
Forma të veçanta të bashkëpunimit
1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.