Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8334, DATË 23.4.1998 “PËR PRIVATIZIMIN E SHOQËRIVE TREGTARE, QË VEPROJNË NË SEKTORËT JOSTRATEGJIKË”

Ligji nr. 9274, datë 16 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9274
Data e miratimit
16 shtator 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 7 tetor 2004
Hyn në fuqi
22 tetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2004-10-07

LIGJ

Nr.9274, datë 16.9.2004

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8334, DATË 23.4.1998 “PËR PRIVATIZIMIN E

SHOQËRIVE TREGTARE, QË VEPROJNË NË SEKTORËT JOSTRATEGJIKË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 1 të ligjit nr.8334, datë 23.4.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare, që veprojnë

në sektorët jostrategjikë”, pas paragrafit të fundit, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë shitjen e paketës së aksioneve për ish -të përndjekurit

politikë, brenda strukturës së formulës së privatizimit. Kjo paketë shitet me ankand, me bono dhe lekë

privatizimi.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4336, datë 29.9.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.