PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN “PËR ADOPTIMIN E KUSHTEVE TË NJËJTA PËR KONTROLLET TEKNIKE PERIODIKE TË MJETEVE ME RROTA DHE NJOHJEN E NDËRSJELLË TË KONTROLLEVE TË TILLA””
Ligji nr. 9273, datë 16 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9273
- Data e miratimit
- 16 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 7 tetor 2004
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2004-10-07
LIGJ
Nr.9273, datë 16.9.2004
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN “PËR
ADOPTIMIN E KUSHTEVE TË NJËJTA PËR KONTROLLET TEKNIKE PERIODIKE TË
MJETEVE ME RROTA DHE NJOHJEN E NDËRSJELLË TË KONTROLLEVE TË
TILLA””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen “Për adoptimin e kushteve të njëjta për
kontrollet teknike periodike të mjetev e me rrota dhe njohjen e ndërsjellë të kontrolleve të tilla””,
nënshkruar në Vjenë më 13 nëntor 1997.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4335, datë 29.9.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE
NË LIDHJE ME ADOPTIMIN E KUSHTEVE TË NJËJTA PËR KONTROLLET TEKNIKE
PERIODIKE TË MJETEVE ME RROTA DHE TË NJOHJES RECIPROKE TË KONTROLLEVE
TË TILLA
Palët Kontraktuese,
duke njohur shtimin e trafikut rrugor dhe si rezult at rritjen e rreziqeve dhe ndotjeve, të cilat
janë të pranishme në Palët Kontraktuese me sigurinë dhe problemet e ambientit të një natyre të
ngjashme dhe serioze;
duke dashur të arrijnë uniformitet sa më të lartë në rregullat që drejtojnë qarkullimin rrugor në
Europë dhe si rrjedhojë një nivel më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes së ambientit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.