PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995, “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9276, datë 16 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9276
- Data e miratimit
- 16 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 7 tetor 2004
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2004-10-07
LIGJ
Nr.9276, datë 16.9.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995, “KODI I
PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pikat 2 dhe 3 të nenit 13 ndryshohen si më poshtë:
“2. Në gjykatat e shkallës së parë gjykohen nga një gjyqtar:
a) kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake;
b) kërkesat për ekzekutimin e vendimeve;
c) kërkesat për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.
3. Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe ato ushtarake gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për
të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 7 vjet. Veprat e
tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
Gjykatat për krimet e rënda gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, me
përjashtim të kërkesave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, që shqyrtohen nga një gjyqtar.”.
Neni 2
Pika 3 e nenit 14 ndryshohet si më poshtë:
“3. Gjykata e apelit për krimet e rënda shqyrton në shkallë të dytë, me trup gjykues të përbërë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.