PËR SHPALLJEN E “DITËS SË KUJTESËS”
Ligji nr. 9280, datë 23 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9280
- Data e miratimit
- 23 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 74, 27 tetor 2004
- Hyn në fuqi
- 11 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2004-10-27
LIGJ
Nr.9280, datë 23.9.2004
PËR SHPALLJEN E “DITËS SË KUJTESËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në këtë ligj shprehja “Dita e kujtesës” ka kuptimin:
a) ditë e përkujtimit të viktimave të shfarosjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore:
b) ditë homazhi për viktimizimin kolektiv të njerëzve, në çfarëdo forme të ushtrimit të kësaj
dhune, si etnocid, gjenocid, aparteid.
Neni 2
1. Data 27 janar, dita e çlirimit prej ushtrive aleate antifashiste të Kampit të Aushvicit, shpallet
“Dita e kujtesës”.
2. “Dita e kujtesës” është dita e nderimit të të gjithë atyre që kanë ndihmuar për mbrojtjen
fizike të hebrenjve në Shqipëri dhe të vetë shtetasve shqiptarë të kërcënuar nga i njëjti rrezik.
3. “Dita e kujtesës” është ditë e përkujtimit të përndjekjes së shqiptarëve në formën e zhdukjes
fizike, burgosjes, internimit, dëbimit dhe spastrimit etnik.
4. “Dita e kujtesës” është ditë homazhi dhe refl ektimi për cilindo që ka qenë objekt i dhunës
kolektive, në formën e etnocidit, gjenocidit dhe aparteidit.
Neni 3
Në “Ditën e kujtesës” zhvillohen veprimtari përkujtimore me angazhimin e organeve
shtetërore, si dhe të institucioneve kulturore e shkencore.
Neni 4
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të promovojë “Ditën e kujtesës” në Republikën e Shqipërisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.