Ligj

PËR SIGURINË NË ANIJE DHE NË PORTE

Ligji nr. 9281, datë 23 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9281
Data e miratimit
23 shtator 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 74, 27 tetor 2004
Hyn në fuqi
11 nëntor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2004-10-27

LIGJ

Nr.9281, datë 23.9.2004

PËR SIGURINË NË ANIJE DHE NË PORTE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i sigurisë në anije dhe në porte, si dhe parandalimi i akteve

terroriste, në përmbushje të detyrimeve të vendosura nga aktet juridike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është ngritja e një force sigurie në port, përcaktimi i strukturës së

organizimit dhe rregullat, sipas së cilave do të veprojë kjo forcë, në bashkëpunim me organet

shtetërore dhe ato të përfaqësimit në porte.

Neni 3

Përkufizimet

Në këtë ligj, me termat e mëposhtëm kuptohet:

1.“Oficer i sigurisë së zotëruesit (OSZ)” është personi i caktuar nga zotëruesi/pronari për të

kryer vlerësimin e sigurisë në anije, për hartimin e planit të sigurisë në anije, për paraqitjen për

miratim dhe më pas zbatimin dhe ruajtjen e tij, si dhe për të mbajtur lidhjet ndërmjet oficerëve të

sigurisë së portit dhe oficerit të sigurisë së anijes.

2. “Qeveri kontraktuese” është qeveria e shtetit nënshkrues të Konventës “SOLAS”.

3. “SOLAS” është Konventa Ndërkombëtare e Siguri së së Jetës në Det, e vitit 1974, me

ndryshimet përkatëse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.