Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50 (A) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar

Ligji nr. 62/2024, datë 12 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
62/2024
Data e miratimit
12 qershor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 5 korrik 2024
Hyn në fuqi
20 korrik 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2024-07-05

LIGJ

Nr. 62/2024

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN

PËR NDRYSHIMIN E NENIT 50(A) TË KONVENTËS SË AVIACIONIT CIVIL

NDËRKOMBËTAR, SI DHE NË PROTOKOLLIN PËR NDRYSHIMIN E NENIT 56

TË KONVENTËS SË AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin për ndryshimin e nenit 50(A) të Konventës së Aviacionit

Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil

Ndërkombëtar, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.6.2024.

Shpallur me dekretin nr. 243, datë 28.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

PROTOKOLL

NË LIDHJE ME NJË NDRYSHIM TË NENIT 50(a) TË KONVENTËS SË AVIACIONIT

CIVIL NDËRKOMBËTAR

Nënshkruar në Montreal, më 6 tetor 2016

Kuvendi i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil,

duke u takuar në Sesionin e tij të Tridhjetë e Nëntë në Montreal, më 1 tetor 2016,

duke pasur parasysh se është dëshira e një numri të madh Shtetesh Kontraktuese që të zgjerojnë

anëtarësimin e Këshillit, në mënyrë që të sigurohet një ekuilibër më i mirë nëpërmjet një përfaqësimi më

të madh të Shteteve Kontraktuese;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.