Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.173 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “MBROJTJA E PRETENDIMEVE TË PUNËTORËVE NË RAST FALIMENTIMI TË PUNËDHËNËSIT”, 1992

Ligji nr. 9278, datë 23 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9278
Data e miratimit
23 shtator 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 74, 27 tetor 2004
Hyn në fuqi
11 nëntor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2004-10-27

LIGJ

Nr.9278, datë 23.9.2004

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.173 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “MBROJTJA E PRETENDIMEVE TË PUNËTORËVE NË RAST FALIMENTIMI TË PUNËDHËNËSIT”, 1992

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Konventa nr.173 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Mbrojtja e pretendimeve të punëtorëve në rast falimentimi të punëdhënësit”, 1992.

Neni 2

Republika e Shqipërisë deklaron se do të zbatojë pjesën e dytë të Konventës: “Mbrojtja e pretendimeve të punëtorëve nëpërmjet privilegjit”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4343, datë 11.10.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTA

LIDHUR ME MBROJTJEN E PRETENDIMEVE TË PUNËTORËVE NË RASTIN E FALIMENTIMIT TË PUNËDHËNËSVE TË TYRE

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,

e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe mbledhur në sesionin e saj të 79-të më 3 qershor 1992,

duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pretendimeve të punëtorëve në rastin e falimentimeve të punëdhënësve të tyre dhe duke kujtuar dispozitat lidhur me të, të parashikuara nga neni 11 i Konventës, 1949, Mbrojtja e pagave dhe neni 11 i Konventës, 1925, Kompensimi i punëtorëve (Aksidentet);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.