Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KARTAGJENËS PËR BIOSIGURINË TË KONVENTËS “PËR LARMINË BIOLOGJIKE”

Ligji nr. 9279, datë 23 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9279
Data e miratimit
23 shtator 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 74, 27 tetor 2004
Hyn në fuqi
11 nëntor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2004-10-27

LIGJ

Nr.9279, datë 23.9.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KARTAGJENËS PËR BIOSIGURINË TË KONVENTËS “PËR LARMINË BIOLOGJIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin e Kartagjenës për Biosigurinë të Konventës “Për larminë biologjike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4344, datë 11.10.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLLI

I KARTAGJENËS PËR BIOSIGURINE, I KONVENTËS MBI LARMINE BIOLOGJIKE

Palët në këtë protokoll:

duke qenë Palë në Konventën mbi larminë biologjike, më poshtë e përmendur si “Konventa”;

duke kujtuar nenin 19, paragrafët 3 dhe 4 dhe nenin 8 (g) dhe 17 të Konventës;

duke kujtuar gjithashtu vendimin II/5 të 17 nëntorit 1995 të konferencës së palëve në Konventë për të hartuar një protokoll për biosigurinë, duke u përqëndruar në mënyrë specifike në lëvizjet ndërkufitare të çdo organizmi të gjallë të modifikuar të përftuar me anë të bioteknologjisë, që mund të ketë pasoja negative në ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të larmisë biologjike, duke marrë në konsideratë, në veçanti, procedurat e duhura për marrëveshje informimi paraprak;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.