Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9285, datë 30 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9285
Data e miratimit
30 shtator 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 8 nëntor 2004
Hyn në fuqi
23 nëntor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2004-11-08

LIGJ

Nr.9285, datë 30.9.2004

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Në pikën 24 të nenit 5, taksa për kazinotë nga “30 000 000 lekë” ndryshon në “1 000 000 000

(një miliard lekë)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4372, datë 26.10.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.