PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8975, DATË 21.11.2002 “PËR TRAJTIMIN E FATURAVE TATIMORE TË UJIT TË PIJSHËM SI TITULL EKZEKUTIV”
Ligji nr. 9286, datë 30 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9286
- Data e miratimit
- 30 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 nëntor 2004
- Hyn në fuqi
- 23 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2004-11-08
LIGJ
Nr.9286, datë 30.9.2004
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8975, DATË 21.11.2002 “PËR
TRAJTIMIN E FATURAVE TATIMORE TË UJIT TË PIJSHËM SI TITULL EKZEKUTIV”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8975, datë 21.11.2002 “Për trajtimin e faturave tatimore të ujit të pijshëm si titull
ekzekutiv”, bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për trajtimin e faturave tatimore të ujit të pijshëm dhe të largimit të ujërave të përdorura si
titull ekzekutiv”.
Neni 2
Në nenin 1, pas fjalëve “të ujit të pijshëm”, shtohen fjalët “dhe largimit të ujërave të
përdorura”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4373, datë 26.10.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.