PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR
Ligji nr. 9284, datë 30 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9284
- Data e miratimit
- 30 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 nëntor 2004
- Hyn në fuqi
- 23 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2004-11-08
LIGJ
Nr.9284, datë 30.9.2004
PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rrethin e personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar, si dhe
kompetencat dhe kriteret për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që lidhen me këto krime.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar nëpërmjet zbulimit,
identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si
pjesëmarrës në krimin e organizuar, si dhe përcaktimi i mënyrës së përdorimit të këtyre pasurive.
Neni 3
Rrethi i personave të dyshuar
1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen ndaj personave mbi të cilët ekziston një dyshim i
arsyeshëm, i bazuar në prova për:
a) pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, sipas
parashikimeve të neneve 333 dhe 333/a të Kodit Penal dhe kryerjen e krimeve prej tyre;
b) pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura, sipas parashikimeve të
neneve 234/a dhe 234/b të Kodit Penal dhe kryerjen e krimeve prej tyre;
c) kryerjen e krimeve të tjera, për qëllime terroriste, të parashikuara në pjesën e posaçme, kreu
VII i Kodit Penal;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.