PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TRANSPORTIT AJROR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË PËR SHËRBIMET AJRORE NDËRMJET DHE PËRTEJ TERRITOREVE RESPEKTIVE”
Ligji nr. 9283, datë 30 shtator 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9283
- Data e miratimit
- 30 shtator 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 8 nëntor 2004
- Hyn në fuqi
- 23 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2004-11-08
LIGJ
Nr. 9283, datë 30.9.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TRANSPORTIT AJROR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË PËR SHËRBIMET AJRORE NDËRMJET DHE PËRTEJ TERRITOREVE RESPEKTIVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e transportit ajror ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve respektive”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4370, datë 26.10.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJA
E TRANSPORTIT AJROR NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë,
duke qenë palë në Konventën e aviacionit civil ndërkombëtar dhe Marrëveshjes së shërbimeve transite ajrore ndërkombëtare, të hapura të dyja për nënshkrim në Çikago në datën 7.12.1944,
duke dashur të konkludojnë një marrëveshje suplementare të Konventës në fjalë, për qëllim të vendosjes së shërbimeve ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive,
duke dashur të sigurojnë shkallën më të lartë të sigurisë dhe të sigurimit të transportit ajror ndërkombëtar,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.