Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014, "Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes"
Ligji nr. 63/2024, datë 27 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2024
- Data e miratimit
- 27 qershor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 131, 31 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 15 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2024-07-31
LIGJ
Nr. 63/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 65/2014, “PËR AGJENCINË E
INTELIGJENCËS DHE SIGURISË SË MBROJTJES”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 65/2014 “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në pikën 2 të nenit 3 pas fjalëve “ose cenojnë” shtohen fjalët “ministrinë që mbulon fushën e
mbrojtjes, strukturat në varësi të saj dhe”.
Neni 2
Kudo në tekstin e ligjit emërtimi “Ministri i Mbrojtjes” zëvendësohet me fjalët “ministri përgjegjës
për mbrojtjen” dhe emërtimi “Ministria e Mbrojtjes” zëvendësohet me fjalët “ministria që mbulon fushën
e mbrojtjes”.
Neni 3
Shkronja “a” e nenit 11 ndryshohet si më poshtë:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në pozicione drejtuese në struktura të inteligjencës ushtarake
ose në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në komandat e forcave, përfaqësitë apo në
shtabet e NATO-s;”.
Neni 12 ndryshohet si më poshtë:
Neni 4
“Neni 12
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
1. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes emërohet,
lirohet ose shkarkohet nga detyra, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për marrëdhëniet e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.