PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT
Ligji nr. 9290, datë 7 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9290
- Data e miratimit
- 7 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 12 nëntor 2004
- Hyn në fuqi
- 27 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2004-11-12
LIGJ
Nr.9290, datë 7.10.2004
PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton kushtet e përdorimit të produkteve të ndërtimit, pranimin e miratimeve
teknike për këto produkte, vlerësimin dhe vërtetimin e konformitetit me kërkesat themelore, si dhe
rregullon hedhjen në treg të produkteve të ndërtimit, kryerjen e mbikëqyrjes së tregut dhe zbatimin e
procedurave të veçanta për njohjen e tyre.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për ato produkte ndërtimi që plotësojnë kërkesat themelore, të përcaktuara në
nenin 4 të këtij ligji, dhe nuk zbatohet për produktet që nuk plotësojnë specifikimet teknike që u
referohen neneve 5, 6 e 7 të këtij ligji.
KREU II
PËRKUFIZIMET DHE KËRKESAT THEMELORE TË PRODUKTIT TË NDËRTIMIT
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
1. "Produkt ndërtimi” është çdo produkt, i prodhuar për t’u përdorur, në mënyrë të
përhershme, në punimet e ndërtimit.
2. "Punime ndërtimi" janë punimet e ndërtimit në ndërtesa, në objekte publike, në vepra
industriale, të infrastrukturës dhe në objekte të tjera.
3. "Hedhja në treg" është një produkt ndërtimi i përshtatshëm për përdorim në Republikën e
Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 1 nëntor 2007 · 9825 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”
- 30 shtator 2010 · 10327 · Për disa shtesa në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar
- 14 shkurt 2013 · 19/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.