PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9087, DATË 19.6.2003 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 9297, datë 21 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 prill 2005.
- Numri
- 9297
- Data e miratimit
- 21 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 73, 26 tetor 2004
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2004-10-26
LIGJ
Nr.9297, datë 21.10.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9087, DATË 19.6.2003 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 81 pika 1 dhe 2 shkronja “d”, nenit 83 pika 1 dhe nenit 154 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Neni 26 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 26
Përtëritja e përbërjes dhe zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
1. Përbërja e KQZ-së përtërihet çdo tre vjet dhe realizohet në dy faza, sipas modaliteteve dhe procedurave të parashikuara në nenin 22 të këtij Kodi.
2. Në fazën e parë përtërihen 4 anëtarë të KQZ-së:
a) një anëtar i zgjedhur nga Kuvendi;
b) një anëtar i zgjedhur nga Presidenti i Republikës;
c) dy anëtarë të zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
3. Në fazën e dytë përtërihen 3 anëtarë të KQZ-së:
a) një anëtar i zgjedhur nga Kuvendi;
b) një anëtar i zgjedhur nga Presidenti i Republikës;
c) një anëtar i zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
4. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë nga data e mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 prill 2005 · 9371 · PËR NJË NDRYSHIMIN NË LIGJIN NR.9297, DATË 21.10.2004, QË NDRYSHON LIGJINNR. 9087, DATË 19.6.2003 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9341, DATË 10.1.2005
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.