PËR KRITERET E PRANIMIT, KARRIERËN DHE NDËRPRERJEN E SAJ NË SHËRBIMIN INFORMATIV USHTARAK
Ligji nr. 9295, datë 21 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9295
- Data e miratimit
- 21 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 88, 3 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2004-12-03
LIGJ
Nr.9295, datë 21.10.2004
PËR KRITERET E PRANIMIT, KARRIERËN DHE NDËRPRERJEN E SAJ NË
SHËRBIMIN INFORMATIV USHTARAK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton kriteret e pranimit, karrierën dhe ndërprerjen e saj për punonjësit e
Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU).
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
1. "Punonjës i SHIU -t" është shtetasi shqiptar, ushtarak ose civil, që ka arsimin dhe
kualifikimin përkatës, sipas kritereve të këtij ligji dhe është i punësuar në strukturat e SHIU-t.
2. "Oficer i SHIU-t" është oficeri aktiv i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i
cili punon në strukturat e SHIU-t dhe ka kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve të këtij ligji.
3. "Nënoficer i SHIU-t" është nënoficeri aktiv ose shtetasi, që plotëson kriteret për t'u pranuar
si nënoficer në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, punon në strukturat e SHIU -t dhe ka
kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve të këtij ligji.
4. "Personel civil i SHIU -t" është shtetasi shqiptar me arsim të lartë, i cili punon në
strukturat e SHIU-t dhe ka kualifikimin e nevojshëm, sipas kritereve të këtij ligji.
KREU II
PRANIMI I PERSONELIT CIVIL
Neni 3
Kriteret e pranimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.