Ligj

PËR VERIFIKIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E SHTETASVE NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

Ligji nr. 9296, datë 21 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9296
Data e miratimit
21 tetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 26 tetor 2004
Hyn në fuqi
26 tetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2004-10-26

LIGJ

Nr.9296, datë 21.10.2004

PËR VERIFIKIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E SHTETASVE NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin nga njësitë e qeverisjes vendore të shtetasve që banojnë nën juridiksionin e tyre, si dhe, sipas rastit, transferimin e gjendjes së tyre civile.

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Adresë shifrore zgjedhore” quhet kodi shifror i identifikimit, i hartuar sipas nenit 6 të këtij ligji, i cili shërben për identifikimin e vendndodhjes së banesës së shtetasit dhe përdoret vetëm për nevojat e këtij ligji.

2. “Dokument identifikimi” kuptohet letërnjoftimi personal ose një certifikatë lindjeje me fotografi.

3. “Njësi të qeverisjes vendore” quhen bashkitë dhe komunat, ndërsa për qytetin e Tiranës, njësitë bashkiake.

4. “Shtetas me banim të paregjistruar në gjendjen civile të vendbanimit” quhen shtetasit që banojnë në territorin e një njësie të qeverisjes vendore, por që nuk janë të regjistruar në regjistrin themeltar të zyrës së gjendjes civile të kësaj njësie.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.