PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT” (NDËRTIM, SHFRYTËZIM, TRANSFERIM), PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE NË ZONËN BREGDETARE TË PORTO-ROMANOS, DURRËS”
Ligji nr. 9298, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9298
- Data e miratimit
- 28 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 88, 3 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2004-12-03
6307
LIGJ
Nr.9298, datë 28.10.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”
(NDËRTIM, SHFRYTËZIM, TRANSFERIM), PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E
PONTILIT TË NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE NË ZONËN
BREGDETARE TË PORTO-ROMANOS, DURRËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e koncesionit, e formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim, transferim),
për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në zonën
bregdetare të Porto -Romanos, Durrës”, të negociuar e nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Romano Port” sha, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Shoqëria “Romano Port” sha përjashtohet nga të gjitha taksat dhe detyrimet doganore për
importimin e materialeve, pajisjeve, instrumenteve teknike, që do të përdoren për ndërtimin e pontilit
dhe të infrastrukturës përkatëse, sipas projektit të miratuar. Përjashtimi nga taksat dhe detyrimet
doganore mbaron me përfundimin e ndërtimit të objektit.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4397 , datë 17.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.