Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHTOJCËN “A” TË KONVENTËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR (COTIF) “PËR RREGULLAT UNIFORME PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR TË UDHËTARËVE DHE TË BAGAZHEVE (CIV)”

Ligji nr. 9300, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9300
Data e miratimit
28 tetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 9 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
24 dhjetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2004-12-09

LIGJ

Nr.9300, datë 28.10.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË SHTOJCËN “A” TË KONVENTËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR (COTIF) “PËR RREGULLAT UNIFORME PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR TË UDHËTARËVE DHE TË BAGAZHEVE (CIV)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Shtojcën “A” të Konventës për Transportin Ndërkombëtar Hekurudhor (COTIF) “Për rregullat uniforme për kontratën e transportit ndërkombëtar hekurudhor të udhëtarëve dhe të bagazheve (CIV)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4399, datë 17.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

SHTOJCA A

E KONVENTËS MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR (COTIF),

9 MAJ 1980

RREGULLAT UNIFORME MBI KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR TË UDHËTARËVE DHE TË BAGAZHEVE (CIV)

me

Dispozitat plotësuese të shteteve (DCE),

Dispozitat plotësuese uniforme (DCU).

(të zbatueshme duke filluar nga 1 maji 1985)

Vërejtje paraprake

Ky botim përmban:

- Rregullat uniforme lidhur me kontratën e transportit ndërkombëtar hekurudhor të udhëtarëve dhe të bagazheve (CIV) të 9 majit 1980;

- Dispozitat plotësuese të shteteve (DCE) të rregullave uniforme CIV (pas tabelës së lëndës);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.