Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës për kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri

Ligji nr. 64/2024, datë 27 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
64/2024
Data e miratimit
27 qershor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 123, 22 korrik 2024
Hyn në fuqi
6 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2024-07-22

LIGJ

Nr. 64/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRQEVERITARE NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË FRANCËS PËR KONTRIBUTIN NË ZBATIMIN

E PROJEKTEVE PRIORITARE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronjat “ç” dhe “d”, të Kushtetutës,

me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërqeveritare ndërmjet Këshillit

të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës për kontributin në zbatimin e projekteve prioritare

në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.6.2024.

Shpallur me dekretin nr. 248, datë 11.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj

MARRËVESHJE NDËRQEVERITARE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS FRANCEZE MBI KONTRIBUTIN NË ZBATIMIN E

PROJEKTEVE PRIORITARE NË SHQIPËRI

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Franceze (në vijim referuar

si “Palët”);

me synimin për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit që i lidh, si dhe për të nxitur

zhvillimin ekonomik të Republikës së Shqipërisë;

me dëshirën për të zhvilluar një kornizë të re për bashkëpunim strategjik për të nxitur zhvillimin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.