Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VENDIMIN III/1, AMENDAMENT I KONVENTËS SË BAZELIT “PËR LËVIZJEN NDËRKUFITARE TË MBETJEVE TË RREZIKSHME DHE ASGJËSIMIN E TYRE”

Ligji nr. 9299, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9299
Data e miratimit
28 tetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 9 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
24 dhjetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2004-12-09

LIGJ

Nr.9299, datë 28.10.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË VENDIMIN III/1, AMENDAMENT I

KONVENTËS SË BAZELIT “PËR LËVIZJEN NDËRKUFITARE TË MBETJEVE TË

RREZIKSHME DHE ASGJËSIMIN E TYRE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Vendimin III/1, amendament i Konventës së Bazelit “ Për

lëvizjen ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 4398, datë 17.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

VENDIMI III/1

AMENDAMENT I KONVENTËS SË BAZELIT

Konferenca,

duke rikujtuar se në takimin e parë të Konferencës së Palëve të Konventës së Baselit u shtrua

një kërkesë për ndalimin e transportimit të mbetjeve të rrezikshme prej vendeve të idustrializuara për

vendet në zhvillim;

duke rikujtuar vendimin II/12 të Konferencës,

duke vënë në dukje se:

- Grupi teknik i punës është instruktuar prej kësaj Konference për të vazhduar punën e saj mbi

karakterizimin e rrezikshmërisë së mbetjeve që janë subjekt i Konventës së Baselit (vendimi III/12);

- Grupi teknik i punës ka filluar tashmë punën e tij për përmirësimin e listave të mbetjeve që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.