PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9165, DATË 23.12.2003 “PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2004”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9248, DATË 24.6.2004
Ligji nr. 9303, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9303
- Data e miratimit
- 28 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89, 6 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2004-12-06
LIGJ
Nr.9303, datë 28.10.2004
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9165, DATË 23.12.2003 “PËR BUXHETIN E
SHTETIT TË VITIT 2004”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9248, DATË 24.6.2004
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 160 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në tabelën 1.1, që i bashkëlidhet ligjit nr.9165, datë 23.12.2003 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit
2004”, ndryshuar me ligjin nr.9248, datë 24.6.2004, në kolonën “Numri i punonjësve ”, bëhen këto
ndryshime:
“Kodmin Institucionet e pavarura Nr. i punonjësve
28 Prokuroria e Përgjithshme 780
29 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 1200
77 Autoriteti i Konkurrencës 20”
Neni 2
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, për përballimin e efekteve financiare të këtij ligji, të
përdorë fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, miratuar në Buxhetin e Shtetit të vitit 2004.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data
1.7.2004.
Shpallur me dekretin nr. 4402, datë 17.11.2004 , të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.