Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i ndryshuar
Ligji nr. 70/2024, datë 4 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 70/2024
- Data e miratimit
- 4 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 130, 29 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 130, datë 2024-07-29
LIGJ
Nr. 70/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011,
“PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit fjalët “Inspektorati/t për Mjedisin”, “Inspektorati që mbulon fushën për
mbrojtjen e mjedisit” zëvendësohen me fjalët “struktura/strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e
mjedisit”.
Në nenin 3 pas pikës 14 shtohet pika 14/1 me këtë përmbajtje:
“14/1. “Individ” është çdo njeri që hedh, gropos, djeg, braktis, shkarkon apo asgjëson mbetje.”.
Neni 2
Neni 62 ndryshohet si më poshtë:
Neni 3
“Neni 62
Kundërvajtjet dhe sanksionet
Shkeljet e këtij
dënohen si më poshtë:
ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe
1. Çdo person, që përzien mbetje në kundërshtim me nenet 17, pika 2, dhe 24 të këtij ligji, dënohet
me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e
nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Çdo person, që asgjëson mbetje jo në përputhje me nenin 19 të këtij ligji, dënohet me gjobë në
vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 1 950 000 (një milion e nëntëqind e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.