Ligj

PËR DËRGIMIN E KOMPANISË PAQERUAJTËSE SHQIPTARE NË BOSNJË-HERCEGOVINË PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “ALTHEA” TË BASHKIMIT EUROPIAN

Ligji nr. 9315, datë 11 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9315
Data e miratimit
11 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
1 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2004-12-17

LIGJ

Nr.9315, datë 11.11.2004

PËR DËRGIMIN E KOMPANISË PAQERUAJTËSE SHQIPTARE NË BOSNJË-

HERCEGOVINË PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “ALTHEA” TË BASHKIMIT

EUROPIAN

Në mbështetje të neneve 12 pika 3 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshil lit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Dërgohet një kompani shqiptare në Bosnjë -Hercegovinë për të marrë pjesë në operacionin

"ALTHEA" të Bashkimit Europian, në zbatim të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të

Bashkuara nr.1551, datë 9.7.2004.

Neni 2

Statusi i kësaj force të jetë ai i përcaktuar në marrëveshjen "SOFA", miratuar me ligjin

nr.8034, datë 22.11.1995 "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të

Veriut, lidhur me statusin e forcave".

Neni 3

Ushtarakët, që do të marrin pjesë në operacionin "ALTHEA", për ditët e qëndrimit në këtë

operacion, veç pagës mujore, marrin, për vështirësi shërbimi, edhe një shpërblim ditor, në masën që do

të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Ministria e Mbrojtjes të marrë të gjitha masat organizative e teknike për realizimin e detyrave

nga kompania paqeruajtëse.

Neni 5

Ligji nr.8139, datë 5.9.1996 "Për dërgimin e kompanisë paqeruajtëse shqiptare për të marrë

pjesë në operacionin e NATO-s "Përpjekja e përbashkët" në ish-Jugosllavi", shfuqizohet.

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.