Ligj

KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9317, datë 18 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 nëntor 2011.

Numri
9317
Data e miratimit
18 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
17 mars 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2004-12-17

LIGJ

Nr.9317, datë 18.11.2004

KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT, SUBJEKTET DHE PËRCAKTIMET

Neni 1

Objekti

Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë ka për objekt përcaktimin dhe vendosjen e

rregullave dhe parimeve të përgjithshme në fushën e transportit hekurudhor dhe të veprimtarive që

lidhen me të.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Dispozitat e këtij Kodi shtrihen mbi të gjitha objektet dhe veprimtaritë hekurudhore në

territorin e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë edhe degëzimet e vijat e brendshme hekurudhore,

stacionet hekurudhore, ndërtimet e shërbimet për udh ëtarët, magazinimin dhe përpunimin e mallrave,

të gjitha mjetet hekurudhore, bazat e riparimit të mjeteve e të vijave, pajisjet e sinjalizimit e të

ndërlidhjes.

2. Aspektet, që lidhen me veprimtarinë hekurudhore, të cilat nuk rregullohen shprehimisht në

këtë Kod, i nënshtrohen legjislacionit në fuqi për aq sa nuk vijnë në kundërshtim me të.

3. Veprimtaritë hekurudhore të subjekteve të regjistruara në Shqipëri, por që e ushtrojnë këtë

veprimtari në territoret e shteteve të tjera, realizohen në përputhje me legjislacionin e atij vendi, duke

iu përmbajtur, për aq sa është e mundur, këtij Kodi dhe legjislacionit shqiptar në përgjithësi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 nëntor 2011 · 10482 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9317, DATË 18.11.2004 “KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.