Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR ASISTENCË TË NDËRSJELLË ADMINISTRATIVE NË ÇËSHTJET DOGANORE”

Ligji nr. 9316, datë 18 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9316
Data e miratimit
18 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 20 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
4 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2004-12-20

LIGJ

Nr.9316, datë 18.11.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR ASISTENCË TË NDËRSJELLË ADMINISTRATIVE NË ÇËSHTJET DOGANORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare “Për asistencë të ndërsjellë administrative në çështjet doganore”, bërë në Bruksel më 27 qershor 2003.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4418, datë 14.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

ORGANIZATA BOTËRORE E DOGANAVE

PREAMBUL

Palët Kontraktuese në këtë Konventë, themeluar nën mbikëqyrjen e Këshillit të Kooperimit Doganor, tani e njohur si Organizata Botërore e Doganave,

duke ditur se bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet administratave doganore është një synim primar i Konventës që ka themeluar një këshill të kooperimit doganor,

të bindur se bashkëpunimi më efektiv ndërmjet administratave doganore mund të arrihet nëpërmjet vullnetit të mirë të Palëve Kontraktuese,

duke marrë në konsideratë rëndësinë e përcaktimit të saktë të detyrimeve doganore dhe taksave të tjera dhe të sigurimit të ushtrimit të saktë nga administratat doganore të ndalimeve, kufizimeve dhe masave të kontrollit në lidhje me mallra të caktuara,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.