Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8615, DATË 1.6.2000 “PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 9318, datë 18 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9318
Data e miratimit
18 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
1 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2004-12-17

6563

LIGJ

Nr.9318, datë 18.11. 2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8615, DATË 1.6.2000 “PËR URDHRIN E

MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8615, datë 1.6.2000 "Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë", bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Paragrafi i parë i nenit 9 ndryshohet si më poshtë:

"Këshilli Kombëtar përbëhet nga 21 anëtarë. Në këtë Këshill bëjnë pjesë detyrimisht:

Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, presidentët e këshillave

rajonalë të Urdhrit të Mjekëve, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, një përfaqësues i

Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, një përfaqësues i Ministrisë së Financave, një përfaqësues

i Fakultetit të Mjekësisë, një përfaqësues i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe dy

përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse.".

Neni 2

Paragrafi i dytë i nenit 12 ndryshohet si më poshtë:

"Këshilli rajonal zgjedh presidentin dhe zëvendësit e tij. Mandati i presidentit është 5 vjet, me

të drejtën e një rizgjedhjeje.".

Neni 3

Neni 16 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 16

Shteti i jep Urdhrit të Mjekëve një mbështetje buxhetore, në formë transferte, për vitet 2004 e

2005.".

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.