Ligj

PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK

Ligji nr. 9323, datë 25 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.

Numri
9323
Data e miratimit
25 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 107, 31 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
15 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2004-12-31

LIGJ

Nr.9323, datë 25.11.2004

PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për fabrikimin, importimin, eksportimin,

tregtimin, përshkrimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë dhe inspektimin e veprimtarive, që lidhen me

barnat që përdoren për njerëzit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e veprimit

Këtij ligji i nënshtrohen të gjitha subjektet, personat juridikë e fizikë, shtetërorë e privatë,

vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtari të parashikuara në dispozitat e këtij ligji.

Neni 3

Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. "Barna" janë lëndë ose kombinim lëndësh me veti mjekuese e parandaluese të sëmundjes, si

dhe për të vendosur një diagnozë mjekësore. Të njohura për veprimtarinë farmakologjike,

imunologjike e metabolike, përdorimi i tyre në mënyra të përcaktuara mund t’i kthejë, korrigjojë ose

modifikojë funksionet fiziologjike të organizmit të njeriut.

2. "Farmakopeja" është libri përmbledhës i standardeve dhe i normave, që me fuqi ligjore

kushtëzon përgatitjen, kontrollin e cilësisë dhe ruajtjen e barnave me të rëndësishme, që përdoren në

praktikën mjekësore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 25 prill 2006 · 9523 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”
  2. 20 nëntor 2006 · 9644 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar
  3. 27 tetor 2008 · 10008 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
  4. 11 nëntor 2010 · 10350 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
  5. 31 mars 2011 · 10410 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
  6. 14 shkurt 2013 · 47/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.