Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", i ndryshuar
Ligji nr. 67/2024, datë 4 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2024
- Data e miratimit
- 4 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 130, 29 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 13 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 130, datë 2024-07-29
LIGJ
Nr. 67/2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 440, DATË 7.7.2011,
“PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, i ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 26 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe
dënohen si më poshtë:
a) zhvilluesi i një projekti, i cili listohet në shtojcat I dhe II të këtij ligji, nëse operon pa u pajisur me
vendim për VNM-në paraprake, sipas parashikimit të nenit 8 të këtij ligji, ose me deklaratë mjedisore,
sipas parashikimit të nenit 9 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë
deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe me pezullimin e punimeve;
b) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kushteve nga zhvilluesi i projektit:
i. për vendimin për VNM-në paraprake dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë)
lekë deri në 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë;
ii. për deklaratë mjedisore dënohet me gjobë nga 65 000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë deri në 650
000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.