Ligj

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9322, datë 25 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9322
Data e miratimit
25 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 20 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
4 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2004-12-20

LIGJ

Nr.9322, datë 25.11.2004

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË SË SIGURISË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 12, 78, 83 pika 1, 168 dhe 169 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet “Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Neni 2

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e kësaj strategjie.

Neni 3

Ligji nr.8572, datë 27.1.2000 “Për miratimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurimit të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4424, datë 14.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

STRATEGJIA E SIGURISË KOMBËTARE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

HYRJE

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është dokument me karakter kombëtar, që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pasqyron zhvillimet e politikave shtetërore për sigurimin e qytetarëve, të shoqërisë dhe të shtetit demokratik shqiptar ndaj kërcënimeve e rreziqeve të brendshme dhe të jashtme.

Legjislacioni dhe veprimtaria në fushën e sigurisë së Republikës të Shqipërisë përputhet me standardet dhe parimet e shtetit demokratik, si dhe me aktet ndërkombëtare të pranuara prej saj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.