Ligj

PËR PRIVATIZIMIN E BANESAVE DHE OBJEKTEVE TË KTHYERA NË BANESA, TË NDËRTUARA ME FONDET E SHOQËRIVE DHE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE

Ligji nr. 9321, datë 25 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9321
Data e miratimit
25 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 20 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
4 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2004-12-20

LIGJ

Nr.9321, datë 25.11.2004

PËR PRIVATIZIMIN E BANESAVE DHE OBJEKTEVE TË KTHYERA NË BANESA, TË

NDËRTUARA ME FONDET E SHOQËRIVE DHE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Të gjitha banesat, si dhe objektet ndërtimore të shndërruara në objekte banimi, që i kanë

kaluar Entit Kombëtar të Banesave, të ndërtuara deri më 31.12.1999 dhe që janë në pronësi të

shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore, privatizohen për banorët aktualë të tyre, sipas kritereve të

caktuara në ligjin nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, duke shumëzuar

tarifën e privatizimit me indeksin e korrigjimit të çmimeve.

Neni 2

Privatizimi i banesave kryhet nga Enti Kombëtar i Banesave brenda 6 muajve nga hyrja në

fuqi e këtij ligji, pasi të jenë shlyer nga përfituesit detyrimet ndaj Entit Kombëtar të Banesave.

Neni 3

Ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, në bashkëpunim me organet e

qeverisjes vendore, për zbatimin e këtij ligji.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4423, datë 14.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.