PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.97 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR MIGRACIONIN PËR PUNËSIM”, E RISHIKUAR”
Ligji nr. 9320, datë 25 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9320
- Data e miratimit
- 25 nëntor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 98, 20 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 4 janar 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2004-12-20
LIGJ
Nr.9320, datë 25.11.2004
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.97 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË
PUNËS “PËR MIGRACIONIN PËR PUNËSIM”, E RISHIKUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa nr.97 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për migracionin për
punësim”, e rishikuar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4422, datë 14.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
KONVENTA NR.97
E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS
MBI MIGRACIONIN PËR PUNËSIM (E RISHIKUAR)
Rishikuar në 1949, hyrë në fuqi më 22 janar 1952
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,
e mbledhur në Gjenevë nga trupi drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës, në sesionin e saj të
tridhjetë e dytë më 8 qershor 1949,
duke vendosur për miratimin e disa propozimeve lidhur me rishikimin e Konventës së
migracionit për punësim, 1939, miratuar nga Konferenca në sesionin e saj të njëzet e pestë, që
përfshihet në pikën njëmbëdhjetë të kalendarit të këtij sesioni;
duke pasur parasysh që këto propozime duhet të marrin formën e një Konvente
ndërkombëtare,
miraton në ditën e 1 korrik 1949 Konventën e mëposhtme me emrin Konventa për migracionin
për punësim (e rishikuar):
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.