PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË“, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9331, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9331
- Data e miratimit
- 6 dhjetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 29 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29
LIGJ
Nr.9331, datë 6.12.2004
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË“, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Pikat 3 dhe 17 shfuqizohen.
2. Pika 21 ndryshohet si më poshtë:
“21. Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve.”.
Neni 2
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pikat 3 e 17, si dhe lidhjet nr.3 e nr.8 të ligjit shfuqizohen.
2. Shkronjat “a” të nënpikave 5.1 e 5.2 të pikës 5 shfuqizohen.
3. Pas nënpikës 5.2 shtohet nënpika 5.3 me këtë përmbajtje:
“5.3. Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës:
Taksa fikse x Cilindrata e motorit x Koeficienti i viteve të përdorimit.
- “Taksa fikse” për çdo autoveturë me benzinë caktohet 20 mijë lekë dhe për çdo autoveturë
me naftë 25 mijë lekë.
- “Cilindrata e motorit“ është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër
kub (cm3 ).
- “Vite përdorimi” quhet diferenca ndërmjet vitit kur mjeti hyn në doganën shqiptare me vitin
e prodhimit.
Koeficienti i viteve të përdorimit është si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.