Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EKSPORT-IMPORT TË KORESË PËR PROJEKTIN E ELEKTRIFIKIMIT TË ZONAVE RURALE”

Ligji nr. 9324, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9324
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 99, 20 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
4 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2004-12-20

LIGJ

Nr.9324, datë 6.12.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EKSPORT-IMPORT TË KORESË PËR PROJEKTIN E ELEKTRIFIKIMIT TË ZONAVE RURALE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Eksport-Import të Koresë për projektin e elektrifikimit të zonave rurale”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4426, datë 16.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA E HUASË

Marrëveshja e huasë datë........... ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë kryer nga dhe përmes Ministrisë së Financave (Huamarrësi) dhe Bankës Eksport-Import të Koresë (Banka), e cila është besuar nga Qeveria e Republikës së Koresë në operimin dhe menaxhimin e Fondit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (EDCF).

Në dëshmi të kësaj:

ku, Qeveria e Republikës së Koresë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë hyri në Marrëveshje në datën 26 maj 2004 lidhur me shtimin e huave EDCF për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë ose agjencinë e saj, e përcaktuar për zbatimin e projekteve të rënë dakord ndërmjet dy qeverive,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.