Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 "PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9333, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9333
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9333, datë 6.12.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999 "PËR

PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Neni 9 “Rregullat administrative” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9

Rregullat administrative

1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të nxjerrë rregulla administrative, që sqarojnë

pozicionin zyrtar të administratës tatimore për zbatimin e legjislacionit tatimor.

Çdo njoftim i përgjithshëm administ rativ është i detyrueshëm për administratën tatimore dhe

për tatimpaguesit, me përjashtim të rastit kur gjykata provon se ai bie në kundërshtim me ligjin.

2. Njoftimet e përgjithshme administrative, që prekin të gjithë tatimpaguesit, janë të

detyrueshme për t’u zbatuar vetëm pasi ato të jenë publikuar. Mënyra dhe organi i publikimit

përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të ligjit.”.

Neni 2

Shkronja “b” e nenit 17 shfuqizohet.

Neni 3

Pas nenit 17 shtohen nenet 17/1 dhe 17/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 17/1

Policia Tatimore

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.