Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT”, I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9328, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9328
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9328, datë 6.12.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002 "PËR AKCIZAT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI :

Neni 1

Në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 "Për akcizat”, i ndryshuar, shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit në fuqi, zëvendësohet me shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4432, datë 17.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

SHTOJCA 1

MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Kodi NK | Përshkrimi | Shkalla tatimore

I | KAFE |

09 01 11 00 09 01 12 00 | Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 40 lekë/kg

09 01 21 00 09 01 22 00 | Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo | 80 lekë/kg

09 01 90 | Lëkura dhe lëvoret e kafesë Zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe | 40 lekë/kg

21 01 11 21 01 12 | Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) | 250 lekë/kg

II | LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE |

20 09 | Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë ëmbëlsuese | 2 lekë/litri

22 02 | Ujërat minerale ose të gazuara me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave | 2 lekë/litri

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.