Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9332, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9332
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9332, datë 6.12.2004

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995 “PËR

TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 1/1 e nenit 3 shfuqizohet.

Neni 2

Pas pikës 6 të nenit 13 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. Kur mallrat transferohen në bazë të një kontrate, e cila parashikon marrjen me qira ose

shitjen me këste, pavarësisht nga çasti i kalimit të pronësisë, detyrimi për TVSH -në lind mbi vlerën e

plotë të mallit dhe llogaritet mbi pagesat e vlerës së plotë të kësteve për mallin e vënë në dispozicion

për përdoruesin.”.

Neni 3

Në nenin 20 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“ 2. Furnizimi i ndërtesave është një furnizim i përjashtuar deri më 31 dhjetor 2005.”.

2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:

“4. Furnizimi i ndërtesave të banimit dhe i tokës mbi të cilën ato qëndrojnë, me përjashtim të

shitjes së parë të ndërtesave të reja të banimit, është furnizim i përjashtuar, duke filluar nga data 1

janar 2006.

5. Dhënia me qira e ndërtesave të banimit, të cilat janë tatuar me TVSH në shitje, është

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.