Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, "Për mbrojtjen e mjedisit", i ndryshuar

Ligji nr. 66/2024, datë 4 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2024
Data e miratimit
4 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 26 korrik 2024
Hyn në fuqi
10 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2024-07-26

LIGJ

Nr. 66/2024

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 431, DATË 9.6.2011, “PËR MBROJTJEN

E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Kudo në tekstin e ligjit:

1. Fjala “inspektorati/inspektoratit” zëvendësohet me fjalët “struktura/strukturës përgjegjëse

inspektuese në fushën e mjedisit”.

2. Fjalët “revokojë” dhe “revokimit” zëvendësohen me fjalët “shfuqizojë” dhe “shfuqizimit”.

Neni 2

Në nenin 60, pika 1, shkronja “g” ndryshohet si më poshtë:

“g) kryen inspektime dhe kontrollon veprimtaritë sipas parashikimeve të këtij ligji”.

Neni 3

Në nenin 69, pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:

“1. Shkeljet e mëposhtme të këtij

administrative dhe dënohen si më poshtë:

ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje

a) mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, sipas

përcaktimit të nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë)

lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës

për çdo ditë vonesë deri në plotësimin e detyrimit;

b) mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.