Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9329, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9329
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9329, datë 6.12.2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E

KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE

SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve

shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Pikat 2 e 3 të nenit 10 ndryshohen si më poshtë:

“2.Deklarata duhet të përmbajë shumën e kontributeve për t'u paguar dhe vlerën e

kontributeve të paguara.

3.Personat që janë të detyruar të paguajnë kontribute, dorëzojnë në organin tatimor deklaratën

përkatëse, ku shënohet për çdo person emri, numri i sigurimeve shoqërore dhe shuma e kontributeve

për t'u paguar.”.

Neni 2

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 11

1. Deklarata e parashikuar në pikën 1 të nenit 10 dhe pagesat e kontributeve bëhen në afatet e

mëposhtme:

a) nga personat juridikë, përjashtuar personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të taksës

vendore mbi biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Kur pronarët e personave juridikë

ushtrojnë funksione drejtuese në shoqëri si administratorë ose çdo funksion tjetër trajtohen si çdo

punëmarrës tjetër;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.