Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8978, DATË 12.12.2002 “PËR TAKSËN VENDORE MBI BIZNESIN E VOGËL”

Ligji nr. 9327, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9327
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9327, datë 6.12.2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8978, DATË 12.12.2002 “PËR TAKSËN VENDORE

MBI BIZNESIN E VOGËL”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël”, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Neni 4 “Organi tatimor” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 4

Organi tatimor

Organe tatimore për mbledhjen e kësaj takse janë degët e tatimeve, me përjashtim të rasteve

kur Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Pushtetit Vendor

e Decentralizimit, si dhe mbi bazën e kërkesës së organeve të pushtetit vendor, cakton organ tjetër

tatimor.”.

Neni 2

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 2, pas shkronjës "a" shtohet shkronja "a/1" me këtë përmbajtje:

"a/1) duke filluar nga 1 janari 2006 regjistrimi për herë të parë i tatimpaguesve bëhet pasi ata

të jenë pajisur me leje për ushtrim veprimtarie nga organet e pushtetit vendor.

Kriteret për dhënien e lejeve për ushtrim të veprimtarisë së biznesit të vogël nga organet e

pushtetit vendor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

2. Shkronja "b" e pikës 7 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 9 “Pagesa” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9

Pagesa

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.