Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", I NDRYSHUAR

Ligji nr. 9326, datë 6 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9326
Data e miratimit
6 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 29 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
13 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29

LIGJ

Nr.9326, datë 6.12.2004

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, bëhen këto ndryshime e shtesa:

Neni 1

Pika 5 e nenit 8/1 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 9, tabela nr.1, që i bashkëlidhet ligjit në fuqi, zëvendësohet me tabelën nr.l, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 3

Në pikën 1 të nenit 10, fjalët "data 15" zëvendësohen me fjalët "data 20".

Neni 4

Në fund të pikës 1 të nenit 11 shtohen fjalët si më poshtë:

“ndërsa pasuritë e paluajtshme, tokë bujqësore, tatohen në masën 0,5 për qind të çmimit të shitjes.”.

Neni 5

Neni 13 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 13

Deklarimi

1. Çdo individ, që realizon të ardhura nga çdo burim, i përcaktuar në nenin 8, për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim, në zbatim të dispozitave të tjera të këtij ligji, duhet t’i deklarojë këto të ardhura në organin tatimor jo më vonë se 30 janari i vitit pasardhës.

2. Tatimpaguesi, sipas pikës 1 të këtij neni, bën pagesën e detyrimit në bankë me dokumentin e pagesës së lëshuar nga organi tatimor.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.