Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN NDRYSHUES TË KONVENTËS EUROPIANE PËR TELEVIZIONIN NDËRKUFITAR

Ligji nr. 9335, datë 16 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9335
Data e miratimit
16 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 109, 31 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
15 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2004-12-31

LIGJ

Nr.9335, datë 16.12.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN NDRYSHUES TË KONVENTËS EUROPIANE PËR TELEVIZIONIN NDËRKUFITAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin Ndryshues të Konventës Europiane për Televizionin Ndërkufitar.

Neni 2

Republika e Shqipërisë, në përputhje me paragrafin e dytë të shkronjës “a” të nenit 19 të Konventës, deklaron se autoriteti zbatues i Konventës Europiane për Televizionin Ndërkufitar dhe të Protokollit Ndryshues të saj është Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4446, datë 10.1.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLL AMENDUES

I KONVENTËS EUROPIANE PËR TELEVIZIONIN NDËRKUFITAR

Me hyrjen në fuqi më 1 mars 2002, ky protokoll bëhet pjesë përbërëse e Konventës (CETS nr. 132).

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe palët e tjera të Konventës Europiane për televizionin ndërkufitar të hapur për nënshkrim në Strasburg më 5 maj 1989 ( më poshtë quhet “Konventa”),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.