Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KIOTOS TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE

Ligji nr. 9334, datë 16 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9334
Data e miratimit
16 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 109, 31 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
15 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 109, datë 2004-12-31

LIGJ

Nr.9334, datë 16.12.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E KIOTOS TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja  “b”  të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin e Kiotos të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4445, datë 10.1.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

PROTOKOLLI I KIOTOS

PËR KONVENTËN KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA

PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE

Palët në këtë protokoll,

duke qenë palë të Konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike, në vijim e përmendur si “Konventa”,

në zbatim të objektivit final të Konventës, i deklaruar në nenin 2 të saj,

duke kujtuar dispozitat e Konventës,

të udhëhequr nga neni 3 i Konventës,

në zbatim të Mandatit të Berlinit të miratuar nga vendimi 1/CP.1 i Konferencës së Palëve në sesionin e parë të saj,

kanë rënë dakord si më poshtë vijon:

Neni 1

Për qëllimet e këtij Protokolli, do të aplikohen përkufizimet që përfshihen në nenin 1 të Konventës. Përveç kësaj:

1. “Konferencë e Palëve” nënkupton Konferencën e Shteteve Palë të Konventës.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.