Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME”

Ligji nr. 9338, datë 16 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9338
Data e miratimit
16 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 96, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
1 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2004-12-17

LIGJ

Nr.9338, datë 16.12.2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E

SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE

RISIGURIME”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9267, datë 29.7.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe

ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në pikën 2 të nenit 6, rreshti i dytë, pas fjalëve “shoqëritë e huaja risiguruese” shtohen fjalët

“të miratuara nga Autoriteti,”.

Neni 2

Në fund të pikës 2 të nenit 57 shtohen fjalët “duke përfshirë edhe kërkesat e përshtatshmërisë

ligjore dhe teknike të pjesëmarrjes influencuese”.

Neni 3

Shkronja “a” e pikës 1 të nenit 62 shfuqizohet.

Neni 4

Shkronja “b” e nenit 64 shfuqizohet.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4428, datë 16.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred

Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.