Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR ZHVILLIM NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROGRAMIN E FAZËS SË TRETË TË KREDISË, NË MBËSHTETJE TË ULJES SË VARFËRISË”

Ligji nr. 9337, datë 16 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9337
Data e miratimit
16 dhjetor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 96, 17 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
1 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 96, datë 2004-12-17

LIGJ

Nr.9337, datë 16.12.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR ZHVILLIM NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROGRAMIN E FAZËS SË TRETË TË KREDISË, NË MBËSHTETJE TË ULJES SË VARFËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për programin e fazës së tretë të kredisë, në mbështetje të uljes së varfërisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4427, datë 16.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE KREDIE PËR ZHVILLIM

(Kredia e tretë në mbështetje të uljes së varfërisë)

Marrëveshje……. 200 ndërmjet Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (Shoqata)

Meqenëse (A) Shoqata ka marrë nga Huamarrësi një letër të datës………2004, që përshkruan programin e veprimeve, objektivave dhe politikave me qëllim zbutjen e varfërisë në territorin e Huamarrësit (tani e tutje quhet Programi), që deklaron përkushtimin e Huamarrësit për zbatimin e Programit dhe kërkon ndihmën e Shoqatës për të mbështetur programin gjatë zbatimit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.