Për disa ndryshime në ligjin nr. 162/2014 "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis", i ndryshuar
Ligji nr. 68/2024, datë 4 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2024
- Data e miratimit
- 4 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 26 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2024-07-26
LIGJ
Nr. 68/2024
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 162/2014, “PËR MBROJTJEN E CILËSISË
SË AJRIT NË MJEDIS”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”,
i ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Kudo në përmbajtje të ligjit akronimi “ISHMPU” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse
inspektuese në fushën e mjedisit”.
Neni 2
Në neni 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 17 ndryshon si më poshtë:
“17. “Njësi
të vetëqeverisjes vendore” ka të njëjtin kuptim sipas legjislacionit në fuqi për
vetëqeverisjen vendore.”.
2. Pika 20 ndryshon si më poshtë:
“20. Struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit” është struktura e ngarkuar sipas
legjislacionit në fuqi për inspektimin dhe kontrollin e veprimtarive që lidhen me sektorin e mjedisit.”.
Neni 20 ndryshohet si më poshtë:
Neni 3
“Neni 20
Kundërvajtjet
1. Çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën
vepër penale, konsiderohet shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë, pezullim apo mbyllje të
veprimtarisë, përkatësisht:
a) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të shkarkimeve në ajër
nga operatori i një instalimi, referuar lejes së mjedisit të tipave A apo B:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.