Për ratifikimin e “Marrëveshjes së garancisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për kontratën financiare për projektin e ndërtimit të tec-it në vlorë”
Ligji nr. 9340, datë 23 dhjetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9340
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 31 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2004-12-31
7105
LIGJ
Nr.9340, datë 23.12.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË
INVESTIMEVE, PËR KONTRATËN FINANCIARE PËR PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË
TEC-IT NË VLORË”
Në mbështjetje të neneve 78, 83 pikat 1 e 2 dhe 121 të Kushettutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e garancisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për kontratën financiare për projektin e ndërtimit të
TEC-it në Vlorë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 4441, datë 31.12.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Banka Europiane e Investimeve
Porojekti i TEC-it Vlorë (Shqipëri)
MARRËVESHJE GARANCIE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE
Kjo Marrëveshje lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë, që këtu e më poshtë do të njihet si
“Garantuesi”, për palën e parë dhe Bankës Europiane të Investimeve me seli në Luksemburg, që këtu e
më poshtë do të njihet si “Banka”,
për palën e dytë.
Duke pasur parasysh që:
Një kontratë financiare e titulluar “Projekti i TEC-it të Vlorës” ndërmjet Bankës Europiane të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.